Dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të angazhuar në kompaninë KBR e cila shërben si logjistikë civile për ushtrinë amerikane, kanë qenë në bazat Ain Al Asad dhe Erbil, që u granatuan para dy netëve nga Irani, në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Kasim Suleimani, aporton Tv Telma.
Shumica prej tyre janë nga Kumanova dhe punojnë për këtë ndërmarrje që nga kriza e Kosovës, transmeton Gazeta Lajm.
Fatmirësisht asnjë prej shtetasve të Maqedonisë së Veriut nuk ka marrë lëndime edhe pse janë shqetësuar nga këto sulme. Disa orë më herët, për shkak të gatishmërisë së shpallur të nivelit më të lartë, ata janë transferuar në bunkerët e bazës.
Lajme Dhjetëra kumanovarë kanë qenë në bazat amerikane që u goditën nga Irani