Detaje të reja lidhur me “kokainën” që u zbulua në Kushapek të Sarajit

Aksioni anti-kokainë në fshatin Kushapek të Komunës së Sarajit është pjesë e aksionit për luftë kundër tregtisë me lëndë narkotike në të cilën ishin pjesmarrës edhe forcat policore italiane po edhe DEA amerikane.

Lëndët narkotike ishin nisur nga Kolumbia dhe e gjithë dërgesa peshonte 1.3 tonë, por policia italiane kishte zbuluar kanalin nëprëmes të cilës do transportoheshin lëndët narkotike.

Sipas informacioneve jo-zyrtare  të Tv21 policia italiane kishte lënë vetëm një qese prej që peshonte 1 kg në kamionin e mbushur me banana me qëllim që të mësonte destinacionin përfundimtarë.

Nga ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se janë arretuar dy persona të dyshuar.