Deskoska: Nuk do të lejojmë të bllokohet procesi i miratimit të ligjit

Çështja rreth procedurës për propozimin e prokurorit publik nga ana e opozitës është një nga pikat kontestuese për të cilat do të ndërtohet konsensus, theksoi në konferencën e sotme për media ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Ajo tha se nuk ka dëgjuar asnjë pohim të argumentuar në debatin e mbrëmshëm publik për atë se është e mirë procedura për prokurori publik të zgjidhet me propozim të opozitës.

“Ia vlen të mendohet për propozimin për transparencë të procedurës për zgjedhjen e prokurorit të krimit të organizuar dhe korrupsion dhe ky propozim do të merret parasysh”, tha ministrja Deskoska.

Sa u përket neneve 108 dhe 109 nga ligji, të cilat sipas Deskoskës, janë gurët që janë pengesa mes partive politike, inkurajon qëndrimi, siç tha, i theksuar prej shumë ekspertëve madje edhe nëse nuk shkruhet se procedurat vazhdojnë, ato do të vazhdojnë në pajtim me Ligjin për procedurë penale.

“Kjo jep hapësirë për ndërtim të konsensusit sepse një prej vërejtjeve që e potencon opozita është se nuk duan të lejohet që procedurat të vazhdojnë. Nëse nuk ka dispozitë të qartë se ato vazhdojnë, atëherë ato do të vazhdojnë në pajtim me Ligjin e procedurës penale, por nuk ka hapësirë për vendosje të dispozitës se procedura të caktuara do të ndërpriten. Kjo është hapësirë ku mund të ndërtojmë konsensus”, sqaroi ministrja e Drejtësisë Deskoska.

Deskoska paralajmëroi se do të tentojnë të caktojnë takim me grupet e deputetëve në format më të gjerë dhe shfaqi shpresën se do të marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

“Do të vazhdojmë t’i bindim të gjithë deputetët, do të kërkojmë shumicë. Kush ka qëllim të mirë është i mirëseardhur, të cilin nuk do të lejojmë ta bllokojë procesin e miratimit të ligjit”, tha ministrja e Drejtësisë Deskoska në konferencë për media.

Ligji i Prokurorisë Publike, sqaroi paraprakisht e përfshin edhe konceptin e ndërtimit të prokurorisë së fuqishme për krim të organizuar dhe korrupsion, i cili krahas kompetencave aktuale që i ka, do t’i ndërmarrë edhe rastet që i zhvillonte PSP-ja.

Për ministren Deskoska nuk është i mirë edhe propozimi në tekstin ligjor në vend të emrit kushtetues të shtetit të përdoret termi Republika.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ministrja Deskoska rreth procedurës për zgjedhjen e prokurorit publik theksoi se ato tashmë kanë treguar se mund të bëhet procedurë transparente me pjesëmarrjen e opinionit dhe në këtë drejtim u përqendrua në procedurën e zgjedhjes së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor nga vetë gjykatësit ku pjesëmarrje në mbikëqyrje kanë edhe organizatat joqeveritare.

Ministra e Drejtësisë Deskoska foli edhe për ndryshimet në Ligjin për gjykatat në pjesën për zgjedhjen e gjykatësve, ku nënvizoi se qëndrimi është i harmonizuar me BE, që do të thotë se në gjykatat themelore dhe në prokuroritë themelore mund të arrihet përmes Akademisë për gjykatës dhe prokuror.