“Dështojnë masat e qeverisë kundër ndotjes së ajrit”

Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit dhe qytetarët janë të pakënaqur nga masat e qeverisë kundër ndotjes së ajrit. Pas protestave të një ditë më parë në Shkup, nga sektori civil thonë se zëri i tyre kundër gjendjes së rëndë që po mbretëron në cdo sezon dimëror nuk do të ndalet, masat do të jenë nga më të ndryshmet me qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve për masa efikase. Më shumë se 35 organizata që kohë më parë u bashkuan në të ashtuquajturin “Fronti i gjelbër” thonë se edhe pse pushteti i pranoi kërkesat e tyre si pjesë e luftës kundër ndotjes, ka plotësuar vetëm se një pjesë të vogël.

Protesta e parë ishte reagim i mosveprimit të mëtutjeshëm. Mjaft më me përgjigjet, ne bëjmë gjithçka që mundemi. Ne duam aksione konkrete. Ne vendosëm kërkesa fillestare me të cilat do munden ta tregojnë vullnetin e mirë, gjegjësisht, se vërtetë diçka bëhet, prej tyre vetëm një realizuan. E ajo është marrja e koncesionit xeherores Ilovica”-theksoi Tatjana Stojanovska nga Fronti i gjelbër.

Një pjesë e kërkesave të OJQ-ve kanë të bëjnë me miratimin e ndryshimeve për ambient jetësor për të vepruar me rajonet e kontaminuara, që të nis hetimit për OHIS-in si dhe për djegien e kabllove në Shkup. Edhe qytetarët shprehen të zhgënjyer me mos përmbushjen e premtimet që janë dhënë nga qeveria thuajse gjatë tërë vitit se gjendja do të përmirësohet.

“Ne vetë, njerëzit, e bëjmë ndotjen. Drisla është mbyllur nuk dërgojnë; atje, dhe njerëzit i derdhin plehrat i djegin, njerëzit duhet ta pastrojnë, çfarë të bëjnë”

“Sa automjete ka në Shkup mund të më thoni? Si qielli ashtu edhe toka janë të ndotur dhe gjithçka. Nuk mund të kaloni nga automjetet, shteti duhet t’i ndalojë ato. Ky numër mund të vozisë sot, ai jo… Ndotet nga automjetet. Shihet se sa të vjetra janë … sa gazra dalin nga automjetet çdo ditë.”

Ndryshe, edhe sot në Shkup dhe shumë qytete tjera të vendit është regjistruar ndotje e lartë e ajrit. Mbi 400 mikrogramë për metër kub, grimca PM 10 u matën sot në Kërçovë kurse mbi dyqind në Strumicë.

Alsat