Derkoski: KSHZ-ja do t’u përshtatet rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore

Në KSHZ të gjithë jemi dakord se duhet të respektohet Kodi Zgjedhor. Kjo është arsyeja pse me kujdes i ndjek rregullat ligjore dhe të mos dal nga kjo kornizë dhe vetëm në këtë mënyrë të gjithë do të udhëheqim një proces të suksesshëm zgjedhor, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski.
Në intervistën për “Utrinski brifing” ai tha se zgjedhje duhet të ketë, dhe se KSHZ-ja do t’u përshtatet rekomandimeve të komisioneve shëndetësore. Ai tregoi edhe në nevojën nga përpunimi i sërishëm i Listës zgjedhore.
“Lista zgjedhore, kurdo që të jenë zgjedhjet, do ta marrim në formë të njëjtë siç e morëm gjithmonë pasi do ta kuptojmë ditëm e zgjedhjeve. Kemi marrë material të papërpunuar, ditën e ardhshme dekriptohet. Për këtë thonë se për këtë operacion nevojiten midis 45 dhe 50 ditë. Unë i kuptoj politikanët dhe motivet e tyre, por unë duhet ta respektoj ligjin. Si kryetar i KSHZ-së
mund të mbivotohen nga anëtarët e tjerë të Komisionit, por Lista zgjedhore nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit dhe pasi të gjithë nënshkruhen i njëjti përfundon dhe me atë shkohet në zgjedhje. Unë një listë të tillë nuk do të nënshkruaj”, deklaroi Derkoski.
Që të ruhen masat për mbrojtje nga koronavirusi, në pyetjen nëse është e mundur rritja e numrit të vendvotimeve për uljen e përqendrimit të qytetarëve dhe vazhdim të ditës zgjedhore, ai konsideron se kjo mund të bëhet, por potencoi se për atë duhet dispozitë ligjore.
“Numri i tanishëm i vendvotimeve është prej 300 deri 1.200 votues. Kompetenca tani është në Qeveri. Rreth vazhdimit të orëve sërish do të them se nevojitet ndryshim ligjor”, tha Derkoski. Lidhur me ndryshimin e listave zgjedhore të partive, kryetari i KSHZ-së thotë se kanë marrë kërkesë nga një kandidat i listës kur ai në deklaratë thekson se
ai kandidohet për zgjedhje më 12 prill.
“Ligji nuk lejon dhe duhet të presim si do të zhvillohet e gjithë situata. Momentalisht nuk ka korrigjim dhe përjashtim nga listat e kandidatëve. Kjo është përshkruar ligjërisht. Nëse shpallen zgjedhje të reja, atëherë është një gjendje tjetër”, thotë Derkoski./MIA