Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Oliver Derkoski ende nuk ka thirrur seancën për përcaktimin e hapave të mëtejmë për Zgjedhjet Parlamentare 2020.
Të premten Derkoski tha se seancën do ta thërriste të dielën, por pasi që këtë gjë nuk e bëri, sot katër anëtarë të KSHZ-së ngritën iniciativë për thirrje të seancës, e sërish Derkoski për ta është “i papkapshëm”.
Një prej anëtarëve që firmosi këtë iniciativë është Enver Salihi, i cili për TV21 pohon se ende janë duke e pritur kryetarin dhe se do ta presin deri në mesnatë.
“Jemi në KSHZ duke pritur kryetarin deri në 00:00 kur edhe fillojnë afatet; dhe do të shohim si do të rrjedh puna më pas. Ne jemi këtu dhe po e kryejm detyrën tonë” tha për TV21 anëtari Salihi.
Përgjigje po pret edhe anëtari Boris Kondarko, i cili gjatë edicionit të lajmeve #21LiveNews në TV21 pohoi se s’kanë pasur kontakt me Derkoskin.
“Ende presim përgjigje. Duket se kryetari më shumë komunikon me mediat dhe nuk komunikon me ne anëtarët në institucion. deri më tani as nuk ka ardhur e as nuk na është lajmëruar” tha për TV21 anëtari Boris Kondarko.
Duke komentuar pohimet e Oliver Derkovskit se nuk do të thërrasë seancë në KSHZ pa një vendim të kryeparlamentarit për datë të re zgjedhjesh, Kondarko tha se Derkoski po i jep vetes kompetenca që nuk i takojnë.
“Jo vetëm deklarata e sotme por këto javët e fundit Kryetari i KSHZ po merr autorizime shumë të mëdha, e do të thoja edhe përgjegjësi shumë të mëdha, nga njëra anë duke u treguar institucioneve të tjera se çfarç duhet të bëjnë, duke vendosur afate, duke përcaktuar se nëse sipas Gjykatës Kushtetuese disa dekrete vlejnë ose jo. Mendoj se këto nuk janë kompetenca të KSHZ-së dhe të asnjërit nga ne. Me dhënin e qëndrimeve perosnale Kryetari po e përdor postin e tij për dhënë qëndime dhe interpretime personale. Puna e KSHZ-së është t’i zabtojë rregullat pozitive ligjore dhe jo të ndërhyjë në kompetencat e institucioneve të tjera” tha Kondarko./TV21