Deri të enjten mot i ngrohtë dhe jostabil

Deri në orët e pasdites të së enjtes, moti do të jetë jostabil me reshje të shpeshta shiu, bubullima dhe erë të fortë. Megjithat, do të jetë ngrohtë me temperatura maksimale që do të lëvizin rreth 30-të gradë Celsius.

Për sot, sinoptikët njoftojnë për mot me diell dhe të ngrohtë në mëngjes, ndërsa pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e cila do të intensifikohet pasdite, në pjesët perëndimore nga ana e perëndimit dhe përgjatë pjesës së Vardarit në drejtimin veriperëndimor. Sot, temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 25 deri në 33 gradë Celsius.

Nga e premtja dhe gjatë fundjavës, moti do të stabilizohet. Sipas njoftimeve të DPHM, moti do të jetë me diell me temperaturë maksimale nga 23 deri në 31 gradë Celsius.