Deri tani në Qytetin e Shkupit arritën 2.301 aplikacione onlajn për subvencione për furnizim të inverterëve

Nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione të inverterëve në Qytetin e Shkupit janë dorëzuar 2.301 aplikacione, ndërsa mbesin mjetet edhe për rreth 2.700 kërkesa.

Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët nga të gjitha komunat e Shkupit se në rrjedhë është thirrja publike për ndarje të subvencioneve për inverter klimë për ngrohje të shtëpive, ku qytetarët mund të aplikojnë onlajn.

Thirrja, siç kumtoi Qyteti, i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor të vitit 2020 ose deri në ditën e shlyerjes së mjeteve.

Qytetarëve tërësisht do t’u kompenzohen shpenzimet për furnizim të interver pajisjes, por jo më shumë se 62 mijë denarë në neto vlerë.

Të gjitha informatat për thirrjen, si dhe formularet për paraqitje elektronike në линкот./MIA