Deri në fund të javës mot i ndryshueshëm me shi dhe erë pasdite

Mot i ndryshueshëm me paqëndrueshmëri lokale në orët e pasdites do të mbizotërojë deri në fund të javës.
Stabilizim kalimtar do të ketë të premten, ndërsa të shtunën sërish kushte për mot të paqëndrueshëm pasdite me shi afatshkurtër dhe bubullima.
Temperaturat e ditës do të jenë të larta dhe do të lëvizin prej 23 deri në 33 gradë.
Të premten pritet erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, por temperatura e ditës do të ngjitet deri në 33 gradë.
Edhe sot pasdite, sipas DPHM-së, vende-vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në Shkup vonë pasdite pritet shi lokal dhe erë e përforcuar. /MIA