Deputetja e VV-së citon Faik Konicën: “Bijtë e shqipes nuk meren vesh me bijtë e gjarprit”

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka bërë një reagim pas zhvillimeve të fundit politike, ku kreu i LDK-së Isa Mustafa paralajmëroi se do të inicioi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Pacolli duke cituar vargjet e Faik Konicës, ka dhënë opinionin e saj lidhur me mospajtimet që u krijuan me LDK-së e VV-së, çka rezultoi edhe me shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e Ministrit të Brendshëm, njofton Klan Kosova.

”Ishte dhe mbetet aktuale:

“Bijtë e shqipes nuk merren vesh me bijtë e gjarprit” (F.K. 1897)”