Deputetja e opozitës së re, Elda Hoti, e dalë prej listave të LSI, ka ndarë mëngjesin e sotëm një lajm të lajm të trishtë.
Ajo ka humbur personin më të shtrenjtë të familjes, nënën.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoti i ka dedikuar të ëmës edhe disa fjalë tepër prekëse.
Deputetja shprehet mirënjohëse dhe me fat për dashurinë që ka marrë.
‘Do të kujtoj gjithmonë, si bekimin me të madh në jetën time. Dashuria që më dhurove, duart e tua që më rritën dhe përkëdhelën, më bënë kjo që jam sot. Paskëm qenë me fat, që u rrita nga një nënë fisnike si ti. Paskëm qenë me fat, që isha e preferuara jote dhe e babës. Paskëm qenë me fat që Zoti më dhuroj një nënë si ti, që ma mbushi shpirtin plot dashuri dhe mirësi. Prehu në paqe e bukura ime, e mira ime, e shtrenjta ime. Do më mungosh gjithë jetën nana ime!’, shkruan Hoti.