Kosovë-Shqipëri Deputeti Kamberi shpalos flamurin shqiptar në Parlamentin Serb, Daçiq reagon ashpër! (VIDEO)

Deputeti Kamberi shpalos flamurin shqiptar në Parlamentin Serb, Daçiq reagon ashpër! (VIDEO)

Deputeti Kamberi shpalos flamurin shqiptar në Parlamentin Serb, Daçiq reagon ashpër! (VIDEO)

0

Në këto momente po vazhdon seanca e parlametit të Serbisë ku përsëri deputeti shqiptar ka shkaktuar “termet” të vërtet duke shpalosur flamurin kombëtar shqiptar në parlamentin serb, raporton rtvpresheva.com

Deri sa po diskutonte për cenimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e Serbisë, Shaip Kamberi pyeti kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq se “ai është e mundur që flamuri serb valvitet lirshëm në Kosovë e në Maqedoni kurse shqiptarët në Luginë nuk kanë këtë të drejtë”?
Pasi shtroi këtë pyetje z.Kamberi nxorri flamurin kombëtar shqiptar dhe e vendosi në foltore duke shtuar se edhe me ligjet e Serbisë flamuri shqiptar guxon të paraqitet publikisht kur shpaloset bashkë me flamurin shtetëror të Serbisë.

Ky veprim i deputetit Kamberi ngjalli reagime të shumta nga kryeministrja Brnabiq kurse Ivica Daçiq prap i tërhoqi vërejtjen Kamberit “që të ketë parasysh se ndodhet në parlamentin e Serbisë dhe duhet të ketë kujdes”

Debatet e ashpra mes Kamberit dhe udhëheqësve serb po vazhdojnë edhe në këto momente. Ndiqni Videon nga seanca e Kuvendit.