Deputeti i LDK-së i reagon Lajçakut: Kosova kënaqi apetitet e Serbisë për 100 vjet, çfarë po kërkoni nga Kosova, ndërsa Serbia…

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj emisarit sllovak të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

Miroslav Lajçak po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës.

Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.

Lajcak po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.

“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi.

E për këtë, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se Kosova ka kënaqur aptetitet e Serbisë për 100 vjet dhe akoma po kërkonë komproise të tjera.

Avdyli përmes një postimi në Facebook, thotë se nga Serbia nuk po kërkohet që të hiqet Kosova nga kushtetuta e saj.

Nga Serbia sipas tij, nuk po kërkohet që të zbulohen as varret masive e as kërkim falje për krimet që i ka kryer në Kosovë.

Deputeti i LDK-së thotë se rruga e Serbisë është e hapur drejt BE-së, ndërsa nga Kosova kërkohen kompromise.

“Serbia akoma e ka Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë përbërëse, dhe nuk kërkohet heqja e saj. Serbia në Ëashington e hoqi pikën e njohjes reciproke dhe askush nuk bën presion. Serbia edhe pse nuk zbulon varret masive e skërkon falje per krimet e saj, rruga saj drejt BE është e hapur. E akoma kompromiset kerkohen nga Kosova”, shkruan ai.

“Ishte Kosova tokë e shkretë për kënaqur apetitet e Serbisë per 100 vjet e po vazhdon akoma pasi patëm një klasë politike që interesat personale i paten mbi ato kombëtare”, shkruan deputeti i LDK-së.

Ndryshe, emisari Lajcak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.