Deputeti i BDI-së ofendon me gjuhë vulgare Taravarin, qytetari i përgjigjet: ‘Nga kombist u bëre milioner’ (FOTO)

Deputeti nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Bajram Kadrija, i cili vjen nga Komuna e Vrapçishtit në rrjetet sociale me gju hë vulg’are ka of’enduar kryetarin e Komunës së Gostivarit njëherë edhe sekretarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravarin.

Deputeti Kadrija, në komentin në rrjetet sociale ka përdorur fjalor që nuk i ngja son një deputeti i cili është përfaqësues i qytetarëve. Ai ka shprehur mll’efin e tij ndaj Taravarit, e që vjen ndoshta si rezultat i humbjes së thellë që pësoi BDI në Gostivar dhe në Vrapçisht.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i një qytetari, i cili e ka pyetur direkt deputetin e BDI-së se nga ku i ka bërë mili onat, kur dikur ishte vetëm një shofer i kombit. Ndërsa Kadrija tani do të ushtrojë poz itën e deputetit, duke ofen duar dhe duke mos dhënë llogari para qytetarëve dhe votuesve të tij.