Deputetët evropianë anëtarë të Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut – BE ka kërkuar vendim për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut të merret para zgjedhjeve në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.
Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitet, Andreas Shieder theksoi se për momentin Unioni ka rol historik “t’u lejojë brezave të rinj të Maqedonisë së Veriut të bëhen anëtarë të plotfuqishëm të BE-së, sepse një brez tashmë është humbur”.
“Nuk ka alternativë tjetër”, porosit ai në seancën e Komitetit të Përzier Parlamentar.
Eurodeputeti bullgar Aleksandar Jordanov kërkoi që BE-ja të vendosë për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, me çfarë “do të qetësohen qytetarët në vend”.
Deputeti Betiane Kitev u shfaqi falënderim eurodeputetëve për miratimin e Rezolutës urgjente të Parlamentit Evropian pas vetos franceze për fillimin e negociatave, me çfarë e konfirmuan mbështetjen e tyre për zgjerim.
Eurodeputeti grek Lefteris Nikollau – Alavanos, nga radhët e Partisë Komuniste Greke, theksoi se sipas parimit të partisë së tij, ai është kundër anëtarësimit jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Greqisë në BE dhe NATO, sepse “nga anëtarësimi në këto organizata më shumë pëson populli”.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski në fjalimin para Komitetit të Përzier Parlamentar gjithmonë ka qenë mbështetës i fuqishëm të proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka kontribuuar në zhvillimin e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Parlamentit Evropian.
Duke u shprehur falënderim anëtarëve të Komitetit, Zhernovski theksoi se Qeveria është krenare në atë që është arritur dhe perspektivat të cilat i ka hapur për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Jemi të vetëdijshëm se para nesh ka edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm është garanci se do të arrijmë në përmbushjen e përcaktimeve tona strategjike”, porosit Zhernovski.
Ai në këtë rast theksoi se vitin e kaluar vendi arriti të bëjë progres të dukshëm në përmbushjen e qëllimeve strategjike – anëtarësimi në NATO dhe BE.
“Pres valorizim të asaj që është arritur. Ne jemi më shumë se gati për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Debati për metodologjinë e re për procesin e zgjerimit e pranojmë me mendje të hapur, ne mbështesim kontroll të madh dhe mbikëqyrje në zbatimin e reformave. Megjithatë, ai proces mundet dhe duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave”, theksoi Zhernovski.