Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo sot në Departamentin e Shtetit ka prezantuar raportin vjetor për problemet e terrorizmit në botë për vitin 2019. Raporti jep analiza dhe informacione lidhur me terrorizmin për çdo vend veç e veç.
Në brifingun me gazetarë, Pompeo është përqendruar në sukseset e SHBA-së në luftën kundër grupeve terroriste në Lindjen e Afërt si dhe është ndalë në situatën në Venezuelë.
Ai përsëri ka theksuar në jolegjitimitetin e regjimit të Maduros. Ka nënvizuar madje rolin destruktiv të Iranit dhe masat e regjimit të Teheranit.
Për Libinë, Pompeo theksoi se qeveria e atij vendi ka mbledhur forcat dhe aftësinë për të kundërshtuar Hezbollahun dhe për këtë arsye mund të konsiderojë në mbështetjen e SHBA-së.
Sa u përket marrëdhënieve midis Izraelit dhe Palestinës, sekretari amerikan i shtetit e ka kritikuar udhëheqësinë palestineze e cila bllokon çdo përpjekjeje të SHBA-së për të vendosur dialog midis palëve.
Departamenti i Shtetit ka numëruar edhe një sërë suksesesh kyçe në luftën kundër terrorizmit. Për shembull, likuidimin e liderit të SHI-së, Abu Bakr al-Bagdadi, tetorin e vitit të kaluar, ndërsa raporti nënvizon përpjekjet e SHBA-së për zgjidhje të problemeve të reja dhe të vazhdueshme, siç është riatdhesimi i xhihadistëve të huaj islamikë, veçanërisht në Evropën Perëndimore; zgjerimi i degëve të SHI në Afrikë; kërcënimet terroriste në baza racore ose etnike, grupet dhe organizatat radikale që proklamojnë supremaci ndaj racës së bardhë.
Në pjesën për Maqedoninë e Veriut raporti e noton bashkëpunimin e vendit tonë në përpjekjet kundër terroriste të SHBA-së si anëtare e koalicionit global për mposhtje të SHI-së. Në raport theksohet se kërcënimi kryesor për Maqedoninë e Veriut janë “luftëtarët e huaj të kthyer nga Siria dhe Iraku”.
“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut vlerësojnë se në vend ekziston prania e simpatizuesve të SHI”, thuhet në dokument.
Raporti gjithashtu thekson se Maqedonia e Veriut ka një kornizë të përshtatshme juridike për ndjekje të individëve dhe grupeve të dyshuara për kryerjen ose ndihmën e aktiviteteve të këtilla ose pjesëmarrjen në luftëra në vendet e tjera.
Për Kosovën, raporti thotë se qeveria vitin e kaluar riatdhesoi katër xhihadistë të dyshuar dhe ka kthyer 106 anëtarë të familjeve xhihadiste në Kosovë./MIA