Dekorohen ushtarët struganë që luftuan për mbrojtjen e Shqipërisë

Medai Shaholli

Tabori i Strugës!

(me rastin e 107-vjetorin e Betejës së Petrinjës)

Beteja e Petrinjës është padyshim një ngjarje dhe datë e shënuar në kalendarin historik të popullit shqiptar.
Historianët shqiptar këtë ngjarje të lavdishme të kryengitjes shqiptare e kanë lënë në sirtarët e plurosura të arkivive të historisë nga frika e pushtetit të ri për mos ta njohur këtë pjesë të historisë sonë si kryengritje popullore në mbrojtje të pavarsisë së Shqipërisë në kufijtë e Shipërisë etnike.

Mbetja jashtë e pjesës më të madhe të trojeve shqiptare pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë për shkak të pakënaqësisë nga pazaret politike të Europës shtrigë, nxiti revoltën shqiptare që kulmoi me kryengritjen e shtatorit të 1913 në trevat e Dibrës, Strugës dhe Ohrit deri në betejën e Petrinjës kundër pushtimit serb.

Shqiptarët kapën armët për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe jo për kauza të huaja nga kërcënimi i ekspansionizmit serb në trojet shqiptare dhe mbetja jashtë trungut mëmë i viseve shqiptare të luginës së Drinit të Zi.
Komandanti i gjithë kryengritësve shqiptar të luginës së Drinit të 1913 ishte shqiptari ortodoks nga Struga Milan Mato, i cili mori instruksione më parë nga qeveria e shqiptare në Elbasan për bashkërendimin e luftës edhe me komitët sllavë kundër armikut të përbashkët për të mbrojtur Shqipërinë etnike dhe jo vetëm për Maqedoninë e tyre.

Në këtë periudhë në Strugë apo më konkretisht në fshatin Teferiç u formua ”Tabori i Strugës” me komandant Riza Ajron, me ç’rast shumë luftëtar nga rrethi ku iu bashkuan kryengritësve dibranë në mbrojtje të tokave shqiptare duke shkuar deri në malin e Petrinjës si plasadrm i pozicioneve shqiptare kundër forcave pushtuese serbe.

Edhe pse kryengritja u shua me gjak e masakra, me përndjekje dhe dëbime ndaj popullatës civile shqiptare, lugina e Drinit të Zi nga Dibra deri në Ohër, mbeti vatër e pashuar e rezistencës shqiptare për liri.