Dekada e re, fat i ri!

Nga Faton Halili

Shtetet mirë të konsoliduar nga brenda me një sistem funksional demokratik e kanë për obligim që në çdo dhjetë vite të bëjnë regjistrimin e popullatës, për të pasur një implementim të politikave sociale drejt përmirësimit të mirëqenies të cdo individi. Për ta filluar për së mbari një kapitull të ri, në dekadën e re , Maqedonia e Veriut e ka për obligim regjistrimin e drejtë të çdo banori dhe prone brenda dhe jashtë shtetit, që në një formë apo tjetër, t’i ndihmojë qytetarët e saj që të gjithë aktivitetet socio-ekonomike t’i përqëndrojë në të mirën e shoqërisë.

Viti 2011 ishte qe një fillim i gabuar dhe fatal i pushtetarëve që arritën ta bëjnë një marrëveshje “aksham pazari” që ka gjasa të shkatërrojë procesin e regjistrimit, krejt kjo për interesa dhe politika shoveniste. Aq lehtë e manipuluan këtë proces sa që popullit ja ‘mbuluan’ sytë me ferexhe duke mos ngritur shqetësime tek asnjë ‘’intelektual’’ , aktivistë apo te ndonjë veprimtarë të shquar, për profesorë (që s’do t’ i permendi) sepse moti ata i ka marrë lumi në llumin e ndyrë të interesave individuale e grupore. Tani, si shoqëri, e kemi rastin ideal që këtë nënçmim dhe përbuzje disa vjeçare që nai kanë bërë, duke u kapur si ai I pafati që po kapej pas fijes së barit për t’I shpëtuar lumit të rrëmbyeshëm, për atë 20- përqindëshit ‘’e fituar’’të fituar me luftë, qoftë si simbolikë kushtetuese për pasqyrimin e të drejtave tona legjitime dhe çdo përpjekje ‘’për t’u numëruar’’, për dikë ky proces është një makth , sepse për ta rritur një regjistrim të drejtë në ato përmasa, si popullsinë dhe etninë, kapitalin ekonomik, do të prishnin disa ekujlibra shtetndërtuese, e kjo, si duket dikujt s’po i pëlqen .

Shoqëria shqiptare duhet të mobilizohet me seriozitet më të madh për ta kryer një detyrë kaq të rëndësishme për të mirën e gjeneratave të reja, me shpresë se do të vijnë ditë më të mira për mbarë qytetarët e vendit ku jetojmë. Nga kjo amulli e pazakontë e faktorit shqiptar që jetojnë dhe veprojnë brenda shtetit, mërgata jonë e çmuar si çdo herë po tregon kujdes më të lartë dhe më të vetëdijshme drejt realizimit të këtij procesi thëlbësor. Sidoqoftë ne duhet t’u bëjmë apel edhe atyre që e neglizhojnë regjistrimin , ta bëjnë sa më parë dhe t’i bëjnë thirrje miqësore e vëllazërore të gjithëve për angazhim drejt aspiratave të reja të politikbërjes sonë në vend .

Ky proces duhet të merret më seriozisht dhe përkushtim maksimal nga ana e institucione tona si dhe përfaqësuesve të tyre për ndonjë manipulim eventual. Si kurrë më parë numrat s’kanë qenë më të rëndësishëm për ne shqiptarët sesa sot, sepse numrat do të jenë determinues për dhjetë vjeçarin e ardhshëm për hapërimin dhe avancimin dhe barabarzinë tonë në rrugën tonë të gjatë drejt integrimeve europiane…