Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari deklaroi se me bashkimin e votës shqiptare mund të plotësohet ëndrra për kryeministër shqiptar. Ai shtoi se në vitin 2013 ai ka qenë kryetari i parë shqiptar i Kërçovës pas më shumë se 50 vitesh.
“Kur deklaruam në 2013 që unë do të kandidoja për
kryetar komune, disa ishin skeptikë. Por, ne besuam. Ne luftuam për
ëndrrën tonë. Dhe ne u bashkuam si shqiptarë, së bashku me pakicat e
tjera. Krijuam lëvizje civile për kryetarin e parë shqiptar të komunës së
Kërçovës, përhapëm ëndrrën dhe besimin tonë se këtë mund ta bëjmë
realitet së bashku – madje edhe qytetarët e Kërçovës që jetojnë në SHBA
u kthyen për të votuar. Pjesa tjetër është histori, që nga viti 2013 unë
jam kryetari i parë shqiptar i Kërçovës pas më shumë se 50 vitesh.
Në vitin 2013 ishte shumë vështirë, por në vitin 2017, veç më gjithçka
ishte tejkaluar, sepse atëherë për mua votuan edhe maqedonë, edhe turq,
edhe romë dhe të gjitha komunitetet pa asnjë lloj paragjykimi”, tha Dehari.