Dasma e Skenderit me Majlindën pak më ndryshe dhe shumë e bukur

Më 10 tetot 2020, politikanja e re shqiptare nga Zvicra, Majlinda Sulejmani vendosi t`i japë fund beqarisë duke shkuar nuse në Tërnoc, në një kohë jo edhe aq të përshtatshme, duke pasur parasysh krizën e koronavirusit.

Megjithatë, edhe përkundër kësaj gjendje, çifti i ri organizoi një dasëm të mrekullueshme në prani të familjarëve të tyre me ndihmën e sponzorit gjeneral Vali Ranch Resort – personalisht Fehmi Fetahu.

Menaxhere e këtij eventi ishte: Arta Haziri- Nuhiu (drejtoreshë e festivalit të këngës për fëmijë Mollëkuqet Gjilan) dhe njëherit asambleiste në Këshillin komunal të Gjilanit nga rradhët e AAK-së.

Kreacioni i vellove: Hanife Kastrati – Gjilan

Hair dhe Make-up: Esa Studio Gjilan

Estetika: Lil Vlora – Winterthur dhe Shpend Aliu – Gjilan

Lokacioni: Vali Ranch Përlepnicë – Gjilan

Foto/Video: Foto Video Ajeti – Lladovë

Vlen të përmendet angazhimi i pashoq i Fehmi Fetahut që çiftin e ri e sponzoroi me të gjitha në Vali Ranch, duke u përkujdesur edhe për suitën, si dhe menaxherja e cila i organizoi për mrekullit të gjitha evenimentet në kohë të saktë.

Redaksia e Shtegu.com, çiftit të ri i uron jetë të gjatë e të lumtur. U trashëgofshi !!!