DASH: Maqedonia nuk i ka përmbushur plotësisht standardet minimale kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore, por po bën përpjekje të rëndësishme në atë drejtim, thuhet në raportin e fundit të Departamentit të Shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Raporti thekson se pavarësisht ndikimit të dokumentuar të pandemisë Covid-19 në kapacitetin antitrafik, qeveria në tërësi ka demonstruar një rritje të përpjekjeve krahasuar me kërkimet e mëparshme, dhe për këtë arsye vendi mbetet në kategorinë e dytë.

Këto përpjekje përfshijnë akuza kundër trafikantëve, si dhe dënime të rënda me burg. Megjithatë, qeveria nuk ka përmbushur standardet minimale në disa fusha kryesore, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit.

Qeveria ndarë fonde për mbrojtjen e viktimave në përpjekjet për të luftuar pandeminë, me çka ka rrezikuar funksionimin e ekipeve lëvizëse për të identifikuar viktimat e trafikimit, si dhe duke siguruar strehimore për ato viktima.

Në raport thuhet se policia nuk ka pajisje të përshtatshme për të gjetur viktimat, as pajisje për të kryer hetime proaktive.