Dalja e votuesve deri në ora 17:00 në zgjedhjet lokale: Në Shtip 28.01%, në Pllasnicë 38.11%

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon për daljen e votuesve në zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë.

Në Shtip deri në orën 17:00 dalja e votuesve është 28.01% nga gjithsej 41.777 qytetarë me të drejtë vote deri në ora 17 kanë votuar 11 701 qytetarë

Në Pllasnicë deri në ora 17:00 dalja e votuesve në zgjedhje është 38.11%, nga gjithsej 4.954 qytetarë me të drejtë vote, deri në ora 17 kanë votuar 1.888 votues.