Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për stilin e veçantë që ka, shkruan lajmi.net.
Ajo rrëmben vëmendjen e ndjekësve me pothuajse të gjitha postimet që bën në rrjete sociale, sidomos në Instagram.
E së fundmi këngëtarja e shumë hiteve solli një trend të ri me të cilin po ashtu rrëmbeu vëmendjen.
Dafina është shfaqur e veshur me shumë stil sërish mirëpo ajo se çfarë ra në sy është fakti se ka pozuar pa vetulla.
Makijazhi i tillë që fsheh vetullat është bërë trend në rrjete sociale, teksa profesionist të ndryshëm i janë nënshtruar kësaj./Lajmi.net/