Çulev: Qytetarët kryesisht e respektojnë kufizimin për lëvizje

Qytetarët kryesisht e respektojnë masën për kufizim të lëvizjes dhe tregojnë nivel të lartë të vetëdijes, edhe pse janë vërejtur disa shkelje, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

Për këto pesë ditë, informoi ai, 300 qytetarë nuk e kanë respektuar masën dhe kundër tyre janë ndërmarrë sanksione adekuate ose iu ishte tërhequr vërejtja.

Ai informoi se në territorin e qytetit të Shkupit, ku më pak respektohet kjo masë është lagjja Shuto Orizarë ku ka kontroll të rritur policor, përderisa në territorin e shtetit, pas Shkupit në vendin e dytë është rajoni i Strumicës.

“MPB-ja këtë masë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve e zbaton në dy mënyra edhe atë përmes punkteve (në territorin e gjithë shtetit kemi 156 punkte) dhe ato janë në rrugë kryesore ku lëvizën automjetet, përderisa në vendet e tjera është përmes patrullave të policisë”, tha Çulev.

Në rajonin e SPB Shkup, tha ai, kemi 59 punkte policore dhe një numër të madh të patrullave policore mobile. Për momentin urdhra për izolim ka rreth 1.500, përderisa për vetizolim 8.900 dhe kjo, siç theksoi, nënkupton numër të rritur të aktiviteteve dhe obligimeve për pjesëtarët e policisë.

Ministri Çulev plotësoi se si pjesëtarë të MBP-së janë të obliguar që të sigurojnë që në secilin kat të ketë nga dy nëpunës së policisë, ndërsa janë të obliguar edhe për sigurimin e jashtëm, gjegjësisht periferik të objekteve të cilat shfrytëzohen për karantinë shtetërore.