Detyrimi për regjistrimin e automjeteve edhe teknikisht nuk do të mund të prolongohet sepse nuk është vetëm vendim i Ministrisë së Brendshme, por edhe i kompanive të sigurimeve, tha Ministri Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp.
Në përgjigje e tij ndaj gazetarëve, Çulev tha se në rast se merret një vendim i tillë, atëherë do të dëmtohej edhe pala e tretë.