Prej sot ora policore fillon në ora 16:00 deri deri në 05:00

Ora policore në mbarë vendin, nga sot fillon në ora 16:00 dhe përfundon në orën 05:00 të mëngjesit të ditëve të javës. Në fundjavë (e shtunë dhe e diel) do të ketë orë policore tërëditore për të gjithë qytetarët, gjegjësisht nga ora 16:00 e së premtes deri në ora 05:00 të mëngjesit të së hënës.

Sipas vendimit të Qeverisë, personat mbi moshën 67 vjeçare prej sot mund të dalin jashtë në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 12:00, ndërsa për të rinjtë deri në moshën 18 vjeç ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, prej të hënës deri të premten, përveç në periudhën prej orës 13:00 deri në orën 15:00.
Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në vende publike dhe hapësira publike në grupe më të mëdha se dy persona, me ç’rast është e lejuar prindi të jetë në grup më të madhe me fëmijët e tij deri në 14 vjeç. Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit të fshatrave, edhe atë vetëm për nevoja pune.

Ndalimi nuk vlen për policinë, ushtrinë, punonjësit e shëndetësisë, si dhe marketet dhe restorantet që janë furnizues të produkteve. Barnatoret do të funksionojnë pa ndalesa.

“Përjashtimet vlejnë për punonjësit e Ministrisë së Brendshme, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, njësitet territore të zjarrfikësve, Administratën doganore, bujqit dhe fermerët që punojnë dhe lëvizin në zonën e zonave rurale dhe ata që kultivojnë kultura kopshtari dhe kanë aktivitete urgjente për kultivimin e tyre në këtë periudhë, prodhuesit e qumështit, si dhe persona të tjerë dhe institucione të përfshira në përjashtime për këto masa dhe ndalime”, kumtoi qeveria.

Sa i përket marketeve, ata duhet të rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalimet e lëvizjes në territorin e vendit dhe të organizojnë pa probleme procesin e punës.