Covid-19 në Shqipëri, 7 raste të reja dhe 15 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se nga 225 testime të realizuara janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit. Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër. Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 shkon në 773 prej të cilëve 272 raste janë ende aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga Covid-19 në 470.

Në Shqipëri betejën me Covid-19 deri më tani e kanë humbur 31 persona.

Prej paraqitjes së rastit të parë me Covid-19 në Shqipëri gjithsej janë relizuar 8 253 testime.