Covid-19 në Gjermani, sërish shënon ulje e numri i të infektuarve

Në Gjermani, në 24 orët e kaluara, numri i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri është rritur për 3.677 dhe deri sot ka gjithsej 95.391.

Rastet e reja për ditën e djeshme ishin 5.936. Kjo tregon se për ditën e katërt me radhë ka pasur ulje të numrit të rasteve të reja të regjistruara në një ditë. Këto janë të dhënat nga Instituti “Robert Koh” për Sëmundje infektive.

Numri i vdekjeve u rrit për 92, në 1.434.