COVID-19, në Berlin vendoset stacion testimi për vozitësit

Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, është vendosur stacion testime për koronavirusin e ri (COVID-19) për vozitësit e automjeteve.

Në stacionin e vendosur në sheshin “Festplatz”, mund të testohen persona që shfaqin simptoma të virusit ose kanë pasur kontakt me ndonjë të infektuar.

Personat që duan të testohen, dërgohen në këtë stacioni pasi të telefonojnë Departamentin Shëndetësor të rrethit Mitte.

Vozitësit që vizitojnë këtë stacion mund të testohen pa zbritur nga automjeti.

Sipas Departamentit Shëndetësor në Mitte, në stacionin në fjalë planifikohet të bëhen 50 deri në 60 teste në ditë.

Një stacion i ngjashëm testimi për COVID-19 pritet të hapet edhe në rrethin Neukölln.