COVID-19: Kina i përgjigjet akuzave për përhapje të dezinformatave

Ministria e jashtme e Kinës ka mohuar pretendimet se vendi po përhap dezinformata për koronavirusin.

Një raport i Bashkimit Evropian tha që javën e kaluar kishte “prova domethënëse” të operacioneve të fshehta kineze në mediat sociale.

Zyrtarët e sigurisë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara besojnë se Kina po vazhdon të mos e raportojë numrin e vërtetë të vdekjeve nga Covid-19.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kinës, Geng Shuang mbrojti përgjigjen e Pekinit në konferencën e rregullt për shtyp të hënën, transmeton lajmi.net.

“Unë duhet të theksoj se Kina është kundër krijimit dhe përhapjes së dezinformatave nga çdo individ ose institucion. Kina është një viktimë sesa një burim dezinformimi,” tha ai.