COVID-19, Japonia zgjat gjendjen emergjente deri më 31 maj

Japonia, pas shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19), ka vendosur të zgjasë gjendjen emergjente nacionale deri më 31 maj, njoftuan të hënën mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve “Kyodo”, qeveria ka njoftuar parlamentin për planin e saj për zgjatjen e emergjencës kombëtare pas miratimit nga një panel këshillues të ekspertëve mjekësorë.

Kryeministri Shinzo Abe mund të njoftojë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme më së voni deri sot.

Sidoqoftë, vendi pritet të lehtësojë kufizimet aktuale në aktivitetet sociale dhe ekonomike në disa krahina.

Më 7 prill u shpall gjendja e jashtëzakonshme.

Japonia deri më tani ka konfirmuar mbi 15,000 raste të koronavirusit me rreth 550 vdekje.