Covid-19, humb jetën një mësues nga Shkodra

Ka humbur jetën nga Covid-19 mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës, “Haxhi Sheh Shamia”.
Prej disa ditësh, i ndjeri Gazjon Rusi ndodhej në gjendje të rëndë i intubuar në spitalin Covid-2 në Tiranë. Vetëm pasi u infektua me Covid-19, babai i 3 fëmijëve, u ekzaminua me astmë të fshehtë.

Një ditë më parë u bë apel për ndihmë, për dërgimin e tij në spitalet e Turqisë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.