Covid 19 godet edhe njësitin policor Tigrat

Covid 19 godet edhe njësitin special policor Tigrat. ALSAT mëson nga burimet e tij se një pjesëtar i njësitit special ka rezultuar pozitiv nga testimi ndaj këtij virusi. Ende nuk është e qartë mënyra e infektimit dhe qarkullimi i pjesëtarit të këtij njësiti, por policia dhe autoritetet shëndetësore thonë se janë duke marrë masat për hetimin e rastit dhe parandalimin e shtrirjes së mëtejshme të këtij virusi në radhët e policisë. Sipas të dhënave të deritanishme, që ka raportuar ALSAT, numri i të prekurve nga virusi korona COVID 19 në radhët e policisë, shkon në 16. Pjesë e këtij numri janë më së shumti në radhët e policisë së qarkullimit rrugor dhe asaj të ruajtjes së rendit.

Alsat