“Çka u ke bërë buzëve?”, Vesa Luma ia mbyll gojën komentueses

Vesa Luma, edhe pse ka kohë që nuk ka sjellë këngë të reja, ajo përmes rrjeteve sociale i mban të informuar ndjekësit për të rejat rreth saj.

Ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të shumta nga përditshmëria, teksa sjell edhe momente të bukura nga vendet që viziton bashkë me burrin dhe djalin.

Së fundi, në një postim ajo mori komente të shumta, kurse njërit prej tyre nuk hezitoi t’i përgjigjet publikisht.

Një ndjekëse i thotë se është shëmtuar nga ndërhyrjet estetike, duke shkruar “Cfare u ke bere buzeve moj aman, pse shperfytyroheni me zor”.

Ndërsa, Vesa i përgjigjet me ironi “Si kam bere asgje… mendova ti bej pastaj mu kujtua qe duhet te vej maske, me kishin shku leket kot”.