Çizmet në tavan vs Patikat e bardha, reagime në opinion, reagon edhe Angellov: Jemi bashkë NATO

“Shumica e re” dhe polemikat në opinion, nuk kanë të ndalur!

Aktiv janë edhe funksionarët e BDI-së, që pas të premtes mbrëma, kanë vërshuar me statuse online!

E përbashkëta e disa prej opinioneve, është se nga “patikat” dhe #SRMN, po përmendin “çizmet në tavan”!

Polemikat kanë shpërthyer edhe tek maqedonët shkaku i #ÇizmetTavan!

E para që shkroi ishte Shkodrane Dardhishta, funksionare e BDI. Në një status në rrjetin social Facebook, Dardhishta ajo shkroi: “Hala i kena çizmet n’tavan te shpija vjetër, sahora i hjekim patikat e bardha. Na s’jena jetima, as s’kena m’bi mas lufte. Mos luani me zjarr, se në fund vet do të digjeni në të”.

E për këtë reagoi Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa, i cili thekson se “patikat” i zëvendësojnë me çizmet vetëm kur u lëkundët pushteti.

Për këtë reagoi edhe Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat Stojançe Angellov. Në një status në Facebook, Angelov i drejtohet Shkodrane Dardhishtës: “znj. Shkodrane Dardhishta, ju mundet ende t’i keni çizmet e vjetra në tavan në shtëpinë e vjetër, por në stacionet tona të përbashkëta dhe në kazermat ushtarake kemi të reja. Besoj se disa prej jush ende i ruani pushkët e vjetra, por në ushtrinë tonë të përbashkët kemi armë dhe pajisje moderne ushtarake. Mundet, ju për një orë t’i heqni patikat e bardha dhe t’i zëvendësoni me çizmet, por dikush nga ne nuk i ka hequr asnjëherë. Me që ra fjala, miqtë tuaj të dikurshëm, sot janë edhe miqtë tanë, dhe vendi jonë i përbashkët sot është anëtar i NATO-s” – ka shkruar Angellov.