Çiljeta mbulohet me shami dhe uron besimtarët për Ramazanin

Dy këngëtaret shqiptare, Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga janë mbuluar me shami, dhe kanë falur namazin, duke mirëpritur kështu ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërsa Fjolla Morina ka postuar një foto në të cilën ka vendosur një shall mbi kokë, nuk mungon as mesazhi i saj: “Lutje në kohën e begatë të Syfyrit! Zot na fal e na mëshiro, na e dhuro Xhenetet e Përjetshme e mos na dëno”.

Postimi i Fjolla Morinës.

Nga ana tjetër Çiljeta Xhilaga ka postuar një foto e mbuluar me shami të zezë ndërsa shkruan: “Sabah namaz”.