Ardian Bujupi dhe Xhensila Myrtezaj gjatë verës së vitit 2018 kishin bashkuar forcat për të nxjerrë këngën ‘Çika çika’ e cila është kthyer në një hit me tu publikuar.
Kënga e cila u publikua gati dy vite më parë, sot ka arritur shifrën jubilare të klikimeve në Youtube, video-klipi ka arritur hiç më pak se 100 milionë shkrepje.
Këngëtarja falënderoi fansat për përkrahje dhe i pyeti nëse dëshirojnë edhe një duet të tillë.