Çavuşoğlu: Ajasofja është çështje e sovranitetit të Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se disa shtete, përfshirë Spanjën, pajtohen që Xhamia e Madhe e Ajasofjes (Ajasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) është çështje e sovranitetit të Turqisë.

Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij spanjolle Arancha Gonzalez Laya në kryeqytetin Ankara tha se Turqia respekton mendimet dhe këshillat për të mbrojtur Ajasofjen, e cila u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 1985.

Ministrja e Jashtme spanjolle Laya tha se është për t’u përshëndetur qëllimi i Turqisë për të respektuar kriteret e UNESCO-s në lidhje me Ajasofjen, duke shtuar se ata e shohin perlën arkitekturore të Stambollit si një trashëgimi të përbashkët për tërë njerëzimin.

Të premten e kaluar në Ajasofja u fal namazi i parë pas një ndërprerjeje 86-vjeçare.

Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit, dhe si xhami nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet, dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Ajo mbetet një nga ndërtesat më të vizituara historike në Turqi nga turistët vendas dhe ndërkombëtarë.

Loading...