Casillas zgjedh mes Ronaldos dhe Messit

Dhe legjenda e Real Madrid beson se suksesi i ish-shokut të tij të skuadrës është më mbresëlënës për shkak të asaj se sa i është dashur të punojë për të arritur atje ku është.

Megjithëse ish-portieri pranon talentin që zotëron Messi, ai beson se është etika e punës së Ronaldos ajo që ndan rivalët e mëdhenj.

”Cristiano gjithmonë kishte dëshirë të madhe për të qenë më i miri, që kur ishte i ri dhe besoj se e ka arritur atë”, tha spanjolli për ESPN.

”Nëse duhet ta krahasoj atë me Messin, ajo që ka bërë Cristiano është më mbresëlënëse sepse të gjithë e dimë talentin që Messi ka, por Cristiano ishte i vendosur dhe punoi shumë për të qenë më i miri”.

”Ndjej që kemi qenë me fat që kemi qenë në gjendje të shijojmë dy lojtarë fenomenal”.

“Për njerëzit që nuk e njohin Cristianon, ai mund të duket se është kokëfortë dhe arrogant, por është krejtësisht e kundërta”, vazhdoi ai. /