Carovska: Të mos ketë iluzione se viti shkollor do të jetë perfekt

epa08661779 Preparations are in place at 'Itis Volterra Elia' school for the return of students to class after the coronavirus pandemic lockdown, in Ancona, Italy, 11 September 2020. Italy's schools are set to reopen on 14 September for the new academic year for the first time since they were closed early in March because of the coronavirus emergency. EPA-EFE/Stefano Sacchettoni

Askush nuk duhet të ketë iluzionin se ky vit shkollor do të jetë i organizuar në mënyrë të përsosur, tha ministrja e arsimit dhe shkencës, Milla Carovska, në emisionin “200” në Alsat.

Siç thotë ajo, pavarësisht nga ekzistimi i Platformës nacionale për mësim online, ka faktorë tjerë që janë sfidë për sistemin.

“… a kanë të gjithë mësuesit aftësi të mjaftueshme digjitale? Jo, a do t’ia dalin të gjithë menjëherë? Jo. Gjitha këto janë përgjigje që na japin të drejtën të themi se- po, ne kemi bërë një hap përpara në digjitalizimin e arsimit dhe qasjen në arsim për fëmijët, por që do të jetë perfekte, askush nuk duhet të ketë iluzion të tillë”, tha Carovska.