Carovska: Shkollat e mesme profesionale do tí përshtasim me nevojat e kompanive

Do t’i rregullojmë profilet që do të mësohen në arsimin e mesëm profesional me nevojat e sektorëve real, me çka do ta modernizojmë arsimimin. Njëkohësishtë do t’i ndryshojmë politikat e bursave për studentët në profesionet teknike, do të inkurajojmë zgjedhjen e profileve të cilët do t’u mundësojnë punësim të madh të rinjëve. Kështu deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Kriva Pallankë ku vazhduan takimet me kompanitë, shkollat e mesme dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale.

Milla Carovska, Ministre e Arsimit dhe Shkencës

“Qëlllimi i këtyre takimeve është që bashkërisht t’i indentifikojmë profilet të cilat do të hapen në shkollat e mesme profesionale nga viti i ardhshëm shkollor, sipas nevojave reale sektoriale. Në këtë mënyrë e sigurojmë kuadrin e nevojshëm i cili është i nëvojshëm për zhvillim, por edhe për ekonominë në nivel lokal dhe rajonal”.

Numri një i arsimit gjithashtu tha se me takimet po arrihet bashkëpunim i suksesshëm mes kompanive dhe shkollave profesionale. Si rezultat i këtyre konsultimeve do të hapen paralele të dyfishta, ndërsa do të intensifikohet praktika feriale me prezencën e nxënësve në kompanitë.

Në mbledhjen ishin të pranishëm përfaqësuesit e sektorit real nga Kriva Pallanka dhe Kratova, drejtorët e shkollave të mesme të këtyre qyteteve, gjithashtu edhe kryetarët e Komunave të Pallankës dhe Kratovës, Brojanço Micevski dhe Llupço Bojaxhiev, të cilët shprehën kënaqësi për takimin dhe theksuan që vetëqeverisja lokale është faktor domethënës në forcimin e bashkëpunimit mes kompanive dhe shkollave profesionale. /SHENJA/