Capital T jep detaje të reja për albumin “Skulpturë”

Reperi Capital T ka finalizuar albumin e ri, të cilin pritet ta publikojë më 1 korrik.

Ai bëri të ditur se albumi me titull “Skulpturë” do të publikohet në dy pjesë, ndërsa thotë se do ta ‘shkatërrojë’ lojën.

“Studio Albumi jem i 4t #SKULPTURE • i cili lansohet me 2 pjesë 🔥 PJESA 1 vjen me 1 Korrik 🌋 A JENA GATI ME SHKATRRU LOJËN 💥!?”, shkruan ai.

Fansat e Capos e presin me padurim këtë album, për të cilin ka punuar me shumë përkushtim kohën e fundit.

Capital T para pak ditësh publikoi duetin e shumëpritur me Ledri Vulën me titull “DMP”, i cili po pritet shumë mirë nga ana e fansave të dyshes.