Bytyqi: Deri në 150 milionë euro janë injektuar te sektori i biznesit me pakot ekonomike

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka prezantuar sot pakon e katërt ekonomike. Duke folur për atë se sa mjete janë injektuar në sektorin e biznesit me pakot paraprake ekonomike, ai tha se për momentin mund të flasë për mjete nga 140 deri në 150 milionë euro.

“Me sigurinë më të madhe deklaroj se më së paku 140 milionë euro janë injektuar te biznesi. Përafërsisht 79 ishin me mjete direkte duke subvencionuar paga të cilat shkuan te ndërmarrjet, këtu nuk i përmendi kartelat pagesore të cilat edhe ashtu shkuan te ndërmarrjet, 27 milionë euro sepse iu dhanë qytetarëve dhe njerëzit thonë se ata janë të qytetarëve, por ato përfunduan te ndërmarrjet. të dy pakot janë mbi 100 e diçka dhe këtu është linja kreditore pa kamatë të cilat janë tërhequr nga Banka për investim dhe kanë hyrë tashmë te ndërmarrjet. Këtu po flas për 150 milionë euro”, tha Bytyqi.