Buraku dhe Grupi Fama vijnë me baladën e re “Pa nafakë”

Buraku dhe grupi Fama kishin paralajmëruar baladën e re, të quajtur “Pa nafakë”,  pak kohë pasi kishte lansuar bashkëpunimin me DJ Dagz dhe DJ PM, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, ai ditë më parë lajmëroi ndjekësit e tij për këngën e re, me anë të një sekuence të videoklipit.

Muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge e ka punuar Fisnik Bajrami, kurse videoklipin kompania MProduction.

Më poshtë mund te dëgjoni këngën “Pa Nafakë” nga Burak Vehapi.