Buraku dhe grupi Fama së shpejti me këngë të re

Buraku dhe grupi Fama së shpejti publikojnë projektin e ri muzikor me titull “Ajo m’lujti”.

Ishte Buraku ai i cili konfirmoi lajmin, ku dha edhe disa detaje rreth këngës, por nuk zbuloi datën e publikimit.

Për tekstin e këtij projekti është kujdesur Ghulo, muzikën Shkumbin Nebihu, ndërsa videoklipin e punoi Asha.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur kësaj radhe Buraku dhe grupi Fama.