Bullgari, policia largon tendat dhe arreston 12 protestues

Policia bullgare mëngjesin e sotëm ka larguar tendat e demonstrantëve nga tre pika kryesore kontrolluese në sheshin e Sofjes që bllokon trafikun, ndërsa më pas janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe organizatorët e protestës.

Organizatorët janë arrestuar pasi kanë refuzuar të zbatojnë urdhrin, nuk kanë pasur letërnjoftime, ndërsa më vonë janë liruar, transmeton BTA.

Protestuesit kanë vendosur tenda para ndërtesës së Këshillit të ministrave, Universitetin në Sofje dhe urë, duke bllokuar edhe komunikacionin.

Sipas policisë, gjatë largimit të tendave nuk është përdorë forcë.