Parlamenti i Bullgarisë miratoi planin e kryeministrit Bojko Borisov për riorganizimin e kabinetit të tij, pas dy javësh protesta antiqeveritare në kryeqytet dhe në qytete të tjera kundër korrupsionit.
Ministrat për Punët e Brendshme, Financat, Ekonominë, Shëndetësinë dhe Turizmin do të zëvendësohen, pasi 166 ligjvënës votuan në favor të një mocioni mosbesimi dhe 86 të tjerë votuan kundër, çka nuk ishte e mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë konservatore.
Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e të gjithë qeverisë, duke akuzuar koalicionin qeverisës, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2017, për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.
Kreu i opozitës kryesore socialiste, Kornelia Ninova, kundërshtoi riorganizimin e qeverisë, duke thënë se qëllimi i partisë së saj ishte të “çmontonte modelin mafioz dhe oligarkik”.
Protestat mbështeten edhe nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.