Britania me anije lufte do të mbrojë peshkatarët e vetë nga francezët

Ish-kreu i marinës së Britanisë ka thënë se vendi i tij ka të drejtë të dislokojë luftanijet për të ndaluar konfliktet me peshkatarët francezë, në rast të një “Brexit” pa marrëveshje me BE.

Admirali Lord West thotë se ujërat kombëtare duhet të mbrohen nga peshkatarët “problematikë”.

Pas kontaketeve te fundit pa rezultate me BE për marrëveshjen tregtare post-Brexit, Londra duket se ka vendosur të shtojë presionin ndaj bllokut.

Komentet e tij vijnë pasi ministria britanike e mbrojtjes konfirmoi se katër luftanije do të jenë në gatishmëri për të ndaluar peshkarexhat evropiane të përdorin ujërat britanike, në rast të ndarjes pa marëveshje tregtare me BE.

Ish-kreu i marinës britanike tha për mediat: “Është absolutisht me vend që marina britanike të mbrojë ujërat e saj në rastin kur qeveria jonë si vend sovran nuk dëshiron kombe të tjera aty”.

“Ka komplikacione të këtyre situatave si për shembull shtyrja e anijeve të peshkimit jashtë uëjrave, apo këputja e rrjetave të tyre, ndërsa për ngjitjen në bordin e tyre do të duhet autorizimi nga Parlamenti”.

“Nuk ka dyshin se një peshkatar që ka peshkuar aty për vite me radhë do të kërkojë të vazhdojë punën e tij, prandaj për ta ndaluar mund të nevojiten marinsat”.

Londra ka thënë se dy anije patrullimi do të jenë në det më 1 janar dhe dy të tjera në gatishmëri në port, për t’u dislokuar.

Luftanijet 80-metra të gjata po përgatiten në rast se nuk do të ketë marrëveshje për të drejtat e peshkimit. Mediat britanike thonin sot se po përgatiten në rast se nuk ka një marreveshje  tregtare me bllokun deri më 31 dhjetor.

Ministrat thanë se po marrin gjithashtu në konsideratë shtimin e fuqive të marinës duke u lejuar atyre ngjitjen në bordin e mjeteve të huaja dhe arrestimin e peshkatarëve për shkelje të rregullave post-Brexit.

Të tjera raportime nga Londra flasin për shtimin e një helikopteri ushtarak në mbështetje të luftanijeve.

Britania dhe BE po debatojnë  mbi afatet deri kur Britania do të lejojë peshkimin në ujërat e saj.

Brukseli kërkon akses dhe për 10 vjet, por kjo është refuzuar.

Kontradiktat më të mëdha janë me presidentin francez Emmanuel Macron i cili tha sot se nuk do të heqë dorë nga pjesa e Frances ne peshkim, për të shpëtuar marrëveshjen e Brexit. (Sun)

FOTO GALERI
1/4

Londra duket se ka vendosur të shtojë presionin ndaj bllokut.

Top Channel