Pas anulimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit, negociatorët britanikë dhe amerikanë kanë hapur negociata për marrëveshje tregtare që qeveria britanike shpreson se do të sjellë impuls
ekonomik dhe diplomatik në vend pas Bregzitit.
Ministrja britanike për Tregti Ndërkombëtare, Liz Trush dhe përfaqësuesi për Tregti të SHBA-s, Robert Lajtizer filluan dje raund negociatash dy javor.
Të dy palët, secila me rreth 100 zyrtarë të përfshirë në bisedime, thanë se marrëveshje transatlantike e tregtisë së lirë do të “kontribuojë në shëndetin afatgjatë të ekonomive të tyre, e cila është thelbësore sepse ato po rikuperohen nga pasojat e Kovid-19”.
Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian më 31 janar pas afro gjysmë shekulli anëtarësim dhe tani duhet të ndërtojë marrëdhënie të reja tregtare me bllokun, i cili përfshin 27 vende dhe vende të tjera në botë.
Britania e Madhe dhe SHBA janë zotuar të punojnë me “ritëm të përshpejtuar” për të arritur marrëveshje.
Rajon-Botë Britania e Madhe dhe SHBA filluan negociatat për marrëveshje tregtare