Britani e Madhe, qytetarët kërkojnë uljen e pagës së kryeministrit

Shumica e qytetarëve të Britanisë së Madhe janë prononcuar për uljen e pagës së kryeministrit Boris Xhonson, lajmëroi BGNES, duke iu referuar “Dejli mejl”-it.

Në një hulumtim sociologjik, britanikët janë përgjigjur në pyetjen nëse Xhonsoni dhe ministrat në vend duhet t’i ulin pagat e tyre për 10 për qind si shenjë të solidaritetit me miliona punëtorë të goditur nga masat e vendosura kundër koronavirusit. Në këto pyetje 75 për qind e të anketuarve janë përgjigjur me pohuese, 13 për qind konsiderojnë se nuk nevojitet, ndërsa 11 për qind nuk kanë dhënë përgjigje definitive.

Faza e parë e lehtësimit të karantinës në Britani të Madhe ka filluar më 13 maj, ndërsa lehtësimi i dytë më 1 qershor. Ashtu që, pjesërisht vazhdoi puna në shkolla, në disa dyqane dhe tregje. Sipas të dhënave më të reja, Britania e Madhe është në vendin e pestë në botë sipas numrit të të infektuarve me koronavirus – pas SHBA-së, Brazilit, Rusisë dhe Indisë.